Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt paraqiti sot në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, raportin vjetor të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.
Kryesia sllovake e OSBE-së falënderoi ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri, Borchardt për raportin e tij të përgjithshëm.“Si kryesues të OSBE-së, ne mbështesim aktivitetet e prezencës së OSBE-së, nga nismat antikorrupsion, deri te projektet për mjedisin, nga mbrojtja e të drejtave të njeriut, te reformat në legjislativ, gjyqësor dhe media”, thuhet në një deklaratë të kryesisë sllovake të OSBE-së.
Reagimi i kryesisë sllovake të OSBE-së vjen pas deklarimit të presidentit Ilir Meta, i cili e shpalli person të padëshirueshëm në Shqipëri ambasadorin Borchardt./tch/
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur