Sllovakia dhe dhe Republika Çeke kanë njoftuar se së shpejti do të heqin shumicën e masave kufizuese të vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Sllovakia ka hequr ndalimin për restorantet, hotelet, parqet ujore dhe sallat sportive për vizitorët që nuk janë vaksinuar kundër Covid-19 që nga e shtuna, ndërsa ka vënë në dukje se shkalla e infeksionit në vend është duke rënë dukshëm, transmeton portal arbresh.info
Deri më tani, vetëm ata që i kanë mbijetuar Covid-it janë vaksinuar plotësisht, kanë pasur akses në dyqane dhe tubime publike.
Nga e shtuna nuk do të kërkohen më çertifikatat e Covid-it apo testi negativ për hyrje në ambiente sportive dhe parqe ujore, apo për pjesëmarrje në dasma dhe funerale.
Sllovakia, me një popullsi prej 5.4 milionë banorësh, ka një nga nivelet më të ulëta të vaksinimit në BE, me 51 për qind të vaksinuar plotësisht.
Ndërkaq, edhe qeveria çeke ka njoftuar se do të heqë gradualisht masat.
Nga 1 marsi, të gjithë do të lejohen të ndjekin ngjarjet dhe shfaqjet e mëdha pa kufizime.
Deri më tani, për shembull, janë mbajtur koncerte me një limit prej 1000 spektatorësh.
Nga data 13 mars do të hiqet detyrimi për mbajtjen e maskave në hapësirat publike të mbyllura, me përjashtim të transportit publik, spitaleve dhe shtëpive të të moshuarve.
Kushtet për të hyrë në Republikën Çeke, megjithatë, do të mbeten në fuqi, por do të varen se prej nga vjen udhëtari./arbresh.info/
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...
Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbard...