Sllovakia dhe Hungaria kanë akuzuar Ukrainën se po e ndalon qëllimisht kalimin e naftës ruse përmes naftësjellësit “Druzhba”, dhe kërcënojnë me ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike dhe ndihmat e Bashkimit Europian.
Për disa javë me radhë, nafta ruse nuk ka rrjedhur më përmes Ukrainës drejt Sllovakisë e shkak për këtë, thuhet të jetë bërë dëmtimi i tubacioneve të “Druzhba”.
Kjo nuk e bind kreun e ekzekutivit sllovak, Robert Fico, i cili e paralajmëroi Kievin se do të përballet me ndërprerjen e furnizimeve me energji elektrike nëse nafta ruse nuk rikthehet në tubacionet e Ukrainës. Edhe kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka bërë kërcënime të ngjashme.
Hungaria dhe Sllovakia janë dy furnizues kryesorë të energjisë elektrike për Ukrainën, duke mbuluar një pjesë të madhe të nevojave urgjente për energji, të cilat janë kritike pas sulmeve masive ruse ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase. Kjo ka bërë që kërcënimi për ndalimin e furnizimeve të shkaktojë tensione të mëdha në rajon.
Vetë Kievi reagoi ashpër duke i kërcënuar të dyja shtetet e BE-së për shantazh dhe provokim. Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrij Sybiha, ka theksuar se kërcënimet për të ndërprerë furnizimin me energji janë të papërgjegjshme, veçanërisht në një kohë kur Ukraina është duke u përpjekur të rimëkëmbë infrastruktura e shkatërruar nga sulmet ruse.
Sybiha e ka cilësuar këtë si një kërcënim ndaj sigurisë energjetike të të gjithë rajonit. Sipas tij, autoritetet në Budapest dhe Bratislavë duhet të drejtojnë ankesat e tyre drejt Kremlinit dhe jo Kievit, duke theksuar se dëmtimi i tubacioneve të “Druzhba”-s është pasojë e sulmeve ruse dhe që puna për riparimin e tij po vazhdon, pavarësisht sulmeve me raketa.
Vdes zyrtari policor, Mehdi Ibrahimi
Të kujdesesh dhe të paguash: Barrë e dyfishtë për familjarët...
Dy vjet burgim për burrin që rrahu gruan në Mitrovicë
Rrugët e bllokuara nga shembjet, Rama fluturon me helikopter...
Haxhiu priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, ...
Konjufca priti në takim Sorensen: Procesin e dialogut tashmë...