Vezë të infektuara me insekticid janë gjetur për herë të parë në Spanjë, në një kompani në veri të vendit, njoftuan sot autoritetet në Madrid.
Një zyrtar i paemëruar spanjoll tha se rreth 20 mijë paketime të vezëve të pasterizuara të prekura me fipronil janë gjetur në një kompani ushqimore në Baski.
Sipas tij, prodhimet nuk janë përdorur dhe do të shkatërrohen.
Tash për tash nuk dihet origjina e vezëve të infektuara, por mediat spanjolle thonë se janë importuar nga Franca.
Spanja është vendi i 16-të i Bashkimit Evropian në të cilin janë gjetur vezë të infektuara. Përveç BE-së, vezë të tilla janë zbuluar edhe në Zvicër dhe Hong Kong.
Fipronil përdoret shpesh në preparatet veterinare kundër merimangave, rriqrave dhe parazitëve, por përdorimi i tij është i ndaluar për shërimin e shpezëve, të cilat njerëzit i përdorin për ushqim, transmeton KosovaPress. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vlerësuar se fipronili në masë të madhe është helmues për njerëzit, pasi që mund të jetë i rrezikshëm për veshkat, mëlçinë dhe gjëndrat tiroide
Legjenda e Romës, Francesco Totti pranë rikthimit në klub me...
Asllani, Rashica e Muçi më të bashkuar se kurrë, darkojnë së...
“Mike e madhe e Kosovës”, Osmani i ndan Medaljen Presidencia...
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me urdhërar...
Prishtina merr një goditje të rëndë, Don Polloshka humb sezo...
“Objektivi ynë është ta fitojmë Ligën e KampionëveR...