Ky ish-drejtor i bankës amerikane u vu nën akuzë në nëntor nga gjykata amerikane, e cila kërkoi që në atë periudhë ekstradimin e tij.
Një shtetas malajzian, ish-bankier i ”Goldman Sachs’’ i përfshirë në skandalin e madh të fondit sovran 1 miliardë dollarë u ekstradua të premten në SHBA për t’u hetuar, njoftoi sot prokurori i përgjithshëm i Malajzisë.
Një marrëveshje u arrit për një ”ekstradim të përkohshëm’’ të Ng Chong Hwa, i cili më tepër njihej me emrin e Roger Ng, për një periudhë 10 mujore për t’i mundësuar atij ekstradimin drejt SHBA-së dhe gjykata amerikane të marrë në dorë për gjykim çështjen pa vonesa, sipas një komunikate të prokurorit të përgjithshëm, Tommy Thomas.
Ky ish-drejtor i bankës amerikane u vu nën akuzë në nëntor nga gjykata amerikane, e cila kërkoi që në atë periudhë ekstradimin e tij.
“Roger Ng u ekstradua përkohësisht më 3 maj 2019 drejt SHBA-së dhe duhet të rikthehet në Malajzi për t’iu përgjigjur akuzave tona sapo të përfundojë hetimi në SHBA’’, shtoi prokurori.
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...
3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e ...