Liderët europianë kanë përjashtuar bisedimet për rinegociata mbi draftin e Brexit dhe kanë paralajmëruar Britaninë e Madhe se situata e krijuar mund të përfundojë “pa marrëveshje”.
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka theksuar se “nuk vjen në shprehje” rihapja e bisedimeve përderisa dokumenti ka qenë në tavolinë, transmeton portali arbresh.info
Ndërkohë kryeministri francez Edouard Philippe tha se kishte nevojë për t’u përgatitur për një mosmarrëveshje për shkak të pasigurisë në Mbretërinë e Bashkuar.
BE ka përcaktuar një seri takimesh që shpie deri në 25 nëntor kur ka në plan të miratojë marrëveshjen e Brexit.
Megjithatë, udhëheqësit pranojnë se ka ende shumë punë, pasi Theresa May mund të merrte mbështetjen nga kabineti i saj.
“Ne ende kemi rrugë të gjatë përpara nesh”, tha kryenegociatori i BE-së për Brexit, Michael Barnier.
Të enjtën, Merkel tha se ishte e kënaqëut që ishte bërë përparim.
Por, pas dorheqjeve që kanë ndodhur në kabinetin e Theresa May, ajo theksoi se Britania mund të largohet pa asnjë marrëveshje.
Ajo tha gjithashtu se nuk kishte oreks për bisedime të mëtejshme mbi ndryshimet e mundshme të marrëveshjes aktuale.
“Ne kemi një dokument, përmes të cilit janë pajtuar edhe Britania dhe BE 27, prandaj nuk ka pse të negociohet më tej”, tha ajo./arbresh.info/
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë