Ushtria siriane ka lëvizur disa nga asetet e saja ajrore për të shmangur pasojat nga sulmet e mundshme me raketa, pas kërcënimeve të Donald Trump për veprime ushtarake kundër Sirisë, bëjnë të ditur zyrtarë amerikanë.
Zyrtarët refuzuan të komentojnë dhe nuk ishte e qartë nëse lëvizjet siriane do të ndikonin në planifikimin ushtarak të SHBA për veprim të mundshëm kundër Sirisë gjatë një sulmi të dyshuar të gazit helmues, transmeton portali arbresh.info.
Presidenti amerikan ka shkruar sot që Rusia duhet të bëhet gati për raketat që do të hidhen në drejtim të aleatit të saj, në përgjigje ndaj sulmit kimik që ndodhi të shtunën në afërsi të Damaskut./Arbresh.info/
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...