Sipas një zyrtari amerikan, Siria ka ndërtuar një krematorium në një burg jashtë Damaskut për të mbuluar shkallën e vrasjeve masive nga regjimi i presidentit Bashar al-Assad.
“Ne jemi të tmerruar nga mizoritë që ka kryer regjimi sirian, si duket me ndihmën e pakushtëzuar me mbështetjen e Rusisë dhe Iranit”, ka thënë Stuart Jones, ndihmës sekretari për çështje të Lindjes, transmeton portali arbresh.info.
Duke i bërë thirrje Rusisë për të frenuar aleatin e saj, Jones ka deklasifikuar raportimin, si dhe fotografitë e marra nga organizatat joqeveritare, mediat dhe vlerësimet e komunitetit të inteligjencës dhe renditur veprimet e pretenduara Asadit kundër civilëve.
Ai ka shtuar se në një burg rreth 45 min larg Damaskut, Assad ka ‘modifikuar një ndërtesë brenda kompleksit për të cilën besojmë se është një krematorium’.
Jones ka shtuar se regjimi i Assadit ka kryer vrasje të të mijëra të burgosurve, ku supozohet që më shumë 50 të burgosur janë vrarë në ditë vetëm në Sednaya.
Përderisa SHBA-të kanë dënuar gjatë Rusinë për mbështetjen e regjimit të Assadit, administrate e Presidentit Donald Trump gjithashtu ka shprehur interes për të punuar me Rusinë në luftën kundër Shtetit Islamik./Arbresh.info
Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI-së dhe Policisë, arrest...
Kryeqyteti ndez dritat e fundvitit
SHBA ndalon importin e gomave nga fabrika kineze në Serbi
Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale
Opozita kritikon Vuçiqin për mungesë në samitin BE-Ballkani ...
KFOR-i amerikan në terren: Kështu ndihmohet në ruajtjen e nj...