Ushtria e Sirisë thotë se së bashku me aletatët e vet, sot e ka rimarrë kontrollin në një fushë të naftës nga grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), afër qytetit lindor, Deir al-Zour, ka raportuar televizioni shtetëror.
Forcat qeveritare, po ashtu, e kanë marrë kontrollin në një pjesë të autostradës nga Deir al-Zour e deri në qytetin al-Mayadeen, pasi militantët e Shtetit Islamik ishin tërhequr, ka njoftuar Observatori sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren në Siri.
Ky avancim i forcave qeveritare do ta bllokoj mundësinë e përforcimeve të forcave të IS-it nga qyteti al-Mayadeen, që është afër kufirit me Irakun.
Provinca e pasur me naftë, Deir al-Zour, aktualisht është në fokus të luftës kundër Shtetit Islamik në Siri.
Këtë javë, trupat siriane, me mbështetjen e aleatëve iranianë, arritën në Deir al-Zour, duke e thyer okupimin gati trevjeçar të disa pjesëve të këtij rajoni nga ana e Shtetit Islamik.
Aktualisht, forcat siriane po përpiqen të arrijnë në një bazë të afërt ajrore, që ende është e rrethuar nga militantët e Shtetit Islamik.
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit