Një zyrtar i rebelëve sirianë ka njoftuar se një armëpushim mes forcave qeveritare dhe kryengritësve në Aleppo është arritur dhe pritet të zbatohet në orët e vona të së martës pas bisedimeve mes rebelëve dhe aleatit të Damaskut, Rusisë.
Një tjetër burim i rebelëve tha se marrëveshja tashmë është arritur dhe pritet evakuimi i civilëve dhe luftëtarëve nga pjesa e vogël e qytetit, ku rebelët mbanin ende kontrollin, në një kohë kur forcat e presidentit Bashar al-Assad dhe aleatët e tij gjendeshin shumë pranë kontrollit të plotë të qytetit.
Zyrtari i parë tha se fraksionet e rebelëve kishin rënë dakord me Moskën se sulmet ajrore nga pala qeveritare do të ndaleshin në qytet që prej orëve të para të së martës.
“Ka pasur negociata me rusët gjatë natës së fundit. Gjëja e parë e arritur është se bombardimet ajrore do të ndaleshin ditën e sotme, e kështu ndodhi duke filluar që prej mëngjesit, megjithatë përplasje të armatosura vijuan edhe më tej”, tha Zakaria Malahifji, përfaqësues i grupit rebel “Fastaqim” në Aleppo. “Aktualisht kemi një ndalim të bombardimeve – tha ai, – duke theksuar se më tej u zhvilluan bisedime për armëpushim dhe sot, sigurisht sot armëpushimi do të hyjë në fuqi”.
SIpas Malahifji, Rusia, Turqia që mbështet opozitën, Kombet e Bashkuara dhe grupet rebele janë përfshirë në negociata. Një tjetër fraksion i rebelëve, grupi “Nour Din al-Zinki”, që ka një prani të theksuar në qytetin e Aleppos, deklaroi më vete mbi arritjen e marrëveshjes për evakuimin e civilëve dhe luftëtarëve.
Zëdhënësi i këtij grupi, Yasser al Yousef tha se marrëveshja do t’u lejojë rebelëve të largohen me ngarkesën e armatimeve të lehta, por nuk dha detaje të mëtejshme. Një burim i ushtrisë siriane, gjithsesi, tha se ushtria ende nuk kishte informacion mbi armëpushimin në Aleppo./tch/Arbresh.info
VV prezanton zotimet, Sallahu: Planprogrami më i mirë i qeve...
Haradinaj: Pati skeptikë për krijimin e Ushtrisë së Kosovës,...
Angli- Trafik emigrantësh dhe kokaine, shqiptari Ibrahim Sol...
IKKL viziton Tetovën dhe Shkupin, temë dorëzimi i materialev...
Bedri Hamza e nis nesër fushatën nga Prizreni, më pas mban t...
Papunësia në SHBA u rrit në nëntor në nivelin më të lartë ka...