Sekretari i Shtetit, John Kerry, i ka bërë thirrje administratës së Trump të pranojë ftesën e Rusisë për të marrë pjesë në bisedimet për paqe në Siri.
Duke folur me gazetarë pas konferencës për paqe në Lindje të Mesme në Paris, Kerry tha se ai mbështet takimin mes Rusisë, Turqisë dhe Iranit në Kazakistan më 23 janar, transmeton arbresh.info
“Shpresoj që adiministrata e ardhshme të marrë pjesë në këto takime”, tha Kerry.
Ai tha se shpreson se takimi do të bëjë një progress dhe do të dërgojë në rifillimin e bisedimeve në Gjenevë, të cilat kanë për qëllim prodhimin e një qeverie kalimtare dhë një zgjedhje përfundimtare në Siri.
Kerry tha se diskutimet në Astana, nuk duhet të jenë një zëvendësim për procesin që po zhvillohet në Gjenevë./Arbresh.info
Kuvendi sot mban seancë të veçantë në shenjë nderimi për Rex...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C