Google ADS

Siri: 30 të vrarë nga sulmet ajrore

15:38 | 10 Mars 2015
Arbresh.info

Sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara goditën dje një rafineri nafte në veri të Sirisë, duke vrarë 30 persona, u raportua nga aktivistët.

Organizata e quajtur “Vëzhguesit Sirianë për të Drejtat e Njeriut”, me seli në Londër, tha se rafineria ishte nën kontroll të grupit Islamik dhe se viktimat ishin militantë dhe punëtorë.

Ushtrina irakiane e mbështetur nga Koalicioni, që ka kryer më shumë se 2,300 sulme ajrore në Irak dhe Siri që nga gushti, po përpiqen të rimarrin territore nga Shteti Islamik, sipas të dhënave të Departamentit të Shtetit.

Këto sulme janë një përgjigje ndaj kërkesës së qeverisë irakiane për të ndihmuar në ruajtjen e qendrave të antikitetit, që kohëve të fundit kanë qënë caku i shkatërrimeve nga militantët.

Shpërndaje në rrjete sociale