Të paktën 17 civilë humbën jetën nga sulmet ajrore të regjimit të Bashar al-Asadit në Idlib të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Avionët luftarakë të regjimit kanë shënjestruar qendrën e qytetit të Idlibit, rrethet Maarrat al-Numan dhe Saraqib dhe 11 fshatra në orët e mëngjesit, tha agjencia e mbrojtjes civile, e njohur si Helmetat e Bardha.
Të paktën shtatë njerëz u vranë në qendër të qytetit, gjashtë në fshatin Binnish, katër në fshatin Al-Nerab, duke përfshirë dy fëmijë, ndërsa 50 të tjerë u plagosën.
Pas sulmeve ajrore, ekipet e mbrojtjes civile filluan aktivitetet e kërkimit dhe shpëtimit.
Turqia njoftoi të premten se një armëpushim i ri në Idlib është vendosur të fillojë menjëherë pas mesnatës së 12 janarit.
Ndryshe, gjatë takimit të Turqisë, Rusisë dhe Iranit në maj të vitit 2017 në Astana të Kazakistanit, Idlibi u shpall zonë e deeskalimit, ku aktet e agresionit do të ndaloheshin.
Turqia dhe Rusia arritën një marrëveshje shtesë në shtator të vitit të kaluar në Soçi si pasojë e shkeljes së armëpushimit nga ana e regjimit sirian.
Megjithatë, forcat e regjimit me ndihmën e mbështetësve i kanë vazhduar sulmet e tyre pavarësisht marrëveshjes. Që nga ajo datë, mbi 1.600 civilë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve.
Nga nëntori i vitit të kaluar, regjimi i Asadit intensifikoi sulmet në Idlib, duke shkaktuar që vetëm nga ky muaj, afër 380 mijë civilë të shpërngulen drejt kufirit të Turqisë.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...