Me agimin e ditës së pestë të pushtimit, sirenat e sulmit ajror kanë rënë në disa qytete të ndryshme në të gjithë vendin, raporton BBC, transmeton arbresh.info.
James Waterhouse i BBC-së në Kiev ka bërë një përmbledhje ku ka thënë se katër alarme sulmi kanë rënë në katër qytete tën Ukrainës.
“Katër alarme për sulm ajror në Cherkasy, Dnipro, Kharkiv dhe Vinnytsya. Chernihiv bombardohet rëndë gjatë natës, u raportua për një plagosje. Përleshje me grupet diversante gjatë natës në Kiev, por dyqanet ushqimore do të hapen nga 0800. Moska pranon viktima por jo shifra”, ka shkruar James./arbresh.info/

Iu bashkua Vjosa Osmanit, Kodra jep dorëheqje nga Shoqata pë...
Rama: Krenar për reformën e drejtësisë, mbështetje për të ga...
Evakuohen të infektuarit me hantavirus/ Operacioni në Spanjë...
Rikthehet në operim Njësia A4 e TC Kosova A
Rama: Shqipëria më afër se kurrë integrimit në BE, PS duhet ...
Hykmete Bajrami kërkon subvencionim të plotë të zinxhirit të...