Singapori dënoi me vdekje një trafikant droge duke shënuar rastin e tretë që nga java e kaluar. Ekzekutimi i fundit vjen pas një seri ndëshkimesh të ashpra për trafikimin e drogës në vend dhe vazhdon të mbështesë një politikë zero tolerancë ndaj fushës së narkotikëve.
Singapori është një nga vendet e pakta të Azisë Juglindore I cili zbaton dënimin me vdekje për krime që lidhen me drogën. Ekzekutimet e fundit kanë nxitur diskutime të reja rreth të drejtave të njeriut dhe efektivitetit të dënimit me vdekje në luftën kundër krimeve të drogës.
Dënimi me vdekje në Singapor jepet kryesisht për trafikimin e sasive të mëdha të drogës të paligjshme, si heroinë dhe metamfetaminë. Në këndvështrimin e qeverisë, ky dënim shërben si një parandalues i fortë kundër tregtisë së drogës.
Pavarësisht diskutimeve globale mbi etikën e dënimit me vdekje, sidomos për krimet që lidhen me drogat, Singapori mbetet i palëkundur në pozitat e tij pasur një mbështetje lokale për këtë ligj. /abcnews.al
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...