Sindikatat e policisë në Francë kanë tërhequr vëmendjen për mungesën e maskave tek policët që i kontrollojnë qytetarët, lëvizja e të cilëve është kufizuar për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e përbashkët të sindikatave, i është bërë thirrje ministrit të Brendshëm, Christophe Castaner që policëve “t’u jepen maska të mjaftueshme”.
Gjithashtu edhe avokati i punonjësve të shëndetësisë, Fabrice Di Vizio, në një postim nga rrjetet sociale, duke reaguar ndaj ministrit të Shëndetësisë, Olivier Veran, e akuzoi atë se është fajtor për mungesë të maskave.
Instituti Francez i Shëndetit Publik tha se mjekët amë në vend kanë diagnostikuar të paktën 40 mijë persona me virus.
Sipas të dhënave të fundit zyrtare, numri i të vdekurve nga epidemia në Francë është rritur në 1.331 ndërsa i rasteve në 25.233.
Arsenali ‘demolon’ Tottenhamin në derbin e Londrës së Veriut...
Londrim Mekaj arrin 100 mijë ndjekës në Instagram
Takimi me Kurtin për Presidentin, Hamza: Nuk mbështesim kand...
Çështja e Presidentit, Kurti nesër takohet me Abdixhikun
Kurti pret në takim Hamzën, flasin për çështjen e presidenti...
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për fajde