Katër vende kishin shprehur hapur deri tani se do t’i refuzonin kampet e refugjatëve nga BE-ja. Tashmë u shtua një i pestë.
Veç Shqipërisë, Marokut, Tunizisë dhe Algjerisë, tani edhe Egjipti deklaron se nuk do të pranojnë refugjatë nga BE, sic është diskutuar kohët e fundit nga mediat e vendeve të bllokut.
Këtë deklaratë e dhe Ali Abdel Aal, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në Egjitp, për gazetën gjermane Welt Am Sonntag.
“Egjipti ka pranuar 10 milionë refugjatë nga Siria, Iraku, Jemeni, Palestina, Sudani, Somalia dhe vende të tjera. Të gjithë azilkërkuesit marrin shërbim shëndetësor dhe arsim falas. Kapacitetet tona janë plot”, tha ai.
Krijimi i kampeve të refugjatëve në vende jashtë BE-së është një ide e diskutuar nga kancelaria gjermane Merkel me aleatët e tjerë. Marrëveshja përfshinte që refugjatët që do të mbërrinin në brigjet e Europës, të ktheheshin në këto kampe dhe të prisnin aty, teksa të shqyrtohej kërkesa për azil./tch/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026