
Iraqi Special Operations Forces (ISOF) gather during an operation to clear the al-Zirai district of Islamic State militants in Mosul, Iraq, January 18, 2017. REUTERS/Muhammad Hamed
Shumica e komandantëve të Shtetit Islamik në Mosul janë vrarë gjatë betejave me forcat qeveritare irakiane që shpërthyen gjatë tre muajve të fundit, ka deklaruar një general irakian.
“Lufta për të marrë anën perëndimore të Mosulit, i cili mbetet nën kontrollin e xhihadistëve, nuk duhet të jetë më e vështirë se ajo në anën lindore”, ka thënë Gjeneral-Lejtnant Abdul Ghani al-Assadi për Reuters, transmeton arbresh.info.
“Me vullnetin e Zotit, gjatë ditëve të ardhshme do të ketë një takim në të cilin do të japim detaje rreth operacioneve çlirimtare,” tha ai.
I pytur në lidhje me anën perëndimore të Mosulit, ai ka theksuar se nuk do të jetë e vështirë që të marrin nën kontroll atë pjesë, pasi shumica e komandantëve janë vrarë në zonën lindore.
Që nga viti 2015, forcat qeveritare të mbështetura nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të, ka kryer një sëri sulmesh ajrore kundër Shtetit Islamik./Arbresh.info
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim