Më shumë se gjysma e amerikanëve besojnë që ‘numrat arabë’ – simbolet standarde të përdorura në gati krejt botën për të treguar numrat, nuk duhet të mësohen nëpër shkolla, sipas një studimi.
Pesëdhjetë e gjashtë përqind e njerëzve thonë se numrat nuk duhet të jenë pjesë e kurrikulës për nxënësit amerikanë, sipas një kërkimi të dizajnuar për të eksploruar ndikimet dhe paragjykimet e të anketuarve, transmeton portali arbresh.info.
Shifrat 0,1,2,3,4,5,6,7,8 dhe 9 u referohen si numrat arabë. Sistemi është zhvilluar së pari nga matematikanët indianë para se të shpërndahej në botën arabe dhe Evropë dhe të popullarizohej në botë.
Një studim i Civic Science, një kompani amerikane e hulumtimit të tregut, kërkoi 3,624 respondentë: “A duhet që shkollat në Amerikë të japin numra arabë si pjesë të kurrikulës së tyre?” Sondazhi nuk shpjegoi se çfarë nënkuptonte termi “numra arabë”.
Rreth 2,020 njerëz u përgjigjën “jo”. Njëzet e nëntë përqind e të anketuarve thanë se numrat duhet të mësohen në shkollat amerikane dhe 15 përqind nuk kishin mendime.
John Dick, shefi ekzekutiv i Civic Science, tha se rezultatet ishin “testamenti më trishtues dhe më qesharak i paragjykimit amerikan që ne kemi parë ndonjëherë në të dhënat tona”./Arbresh.info/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...