Platforma “Përshëndetje, Inspektor” u ka bërë thirrje qytetarëve të Kroacisë që të premten të bojkotojnë sërish supermarketet dhe këtë herë në shënjestër janë edhe furrat dhe produktet e bukës, përfshirë furrat e bukës në qendrat tregtare. Bojkoti organizohet me iniciativën e gjimnazistëve.
Në njoftim thuhet gjithashtu se bojkoti i nesërm “është rezultat i paralajmërimeve tuaja të vazhdueshme dyvjeçare për rritje enorme të çmimeve të bukës, byrekut, brumërave, si dhe tkurrjes së sasisë së produktit, cilësisë dhe moslëshimit të faturave
Shoqata Kroate për Mbrojtjen e Konsumatorit (HUZP) mbështet bojkotin e ri, siç ka mbështetur të gjithë të mëparshmet. Ata e konsiderojnë të justifikuar bojkotin në të gjitha rastet kur çmimet janë rritur në mënyrë të pajustifikueshme vetëm sepse, siç thonë ata, mund ta bëjnë kapitalistët.
“Për fat të keq, ata nuk kujdesen vërtet për konsumatorët, ata kujdesen për interesat e tyre”, thuhet në deklaratën e tyre.
Nga platforma “Përshëndetje, Inspektor”, theksojnë se bojkoti është një mjet i fuqishëm i presionit të menjëhershëm, por që shtrirja e tij është e kufizuar në kohë. Mirëpo, edhe pse e premtja e tretë nuk ka pasur të njëjtën masë si e para, efekti i saj ka qenë i dukshëm, prandaj organizatorët theksojnë se nuk janë të dekurajuar dhe se nuk heqin dorë nga veprimet e mëtejshme.
Më tej ata thonë se bojkoti pati sukses, por problemet mbeten. Ndonëse bojkoti rezultoi me ndërhyrje të caktuara, pra ngrirje të çmimeve të produkteve të caktuara dhe rritje të zbritjeve promocionale, platforma “Përshëndetje, inspektor” paralajmëron se këto masa janë vetëm të përkohshme dhe nuk paraqesin zgjidhje reale për problemin e rritjes së pakontrolluar të çmimeve.
KEK rrit prodhimin e energjisë me mbi 110 mijë MWh në dhjeto...
REL: Ushtria e Kosovës në provën finale
40 miliardë euro në Bitcoin shpërndahen aksidentalisht
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates