Policia në kryeqytetin kanadez, Otavë ka ndalur dy liderë të konvojit të shoferëve të kamionëve, ndërkohë që shtohen përpjekjet për të thyer qendrën e fundit të protestave kundër rregullave shtetërore për luftim të pandemisë.
Tamara Lich dhe Chris Barber pritet të ngarkohen me akuza penale, ka raportuar transmetuesi CBS News.
Autoritetet kanë shpërndarë edhe protestues tjerë që gjenden në pikat kufitare.
Këto veprime vijnë pasi Kanadaja ka fuqizuar ligjin e gjendjes së jashtëzakonshme për herë të parë.
Megjithatë, zyrtarët nuk kanë lëvizur me forcë protestuesit e mbetur të enjten vonë – ndonëse shefi i policisë në Otava, Steve Bell, ka paralajmëruar më herët se “nëse ata nuk largohen me forcë, ne kemi plane”.
Ligji i fuqizuar nga kryeministri kanadez, Justin Trudeau të hënën, vendos kufizime në organizimet publike në disa zona./Radio Evropa e Lirë/
Tarifat e reja të rrymës shtyhen për 1 maj
Lladrovci: Ashtu siç besova në çlirimin e Kosovës, ashtu bes...
Samiti IV i Diasporës Shqiptare mbahet në Tiranë, Rama fton ...
Ndeshja Kosovë-Turqi, Peci: Kombëtarja do të arrijë rezultat...
Një hap larg Botërorit: FFK kërkon mbështetjen e çdo zemre s...
Kompania kosovare me 20 mijë euro shpërblim për lojtarin që ...