Shteti Islamik rrethon aeroportin ushtarak në Deir ez-Zor, në Sirinë Lindore

19:27 | 17 Janar 2017
Trina Galanxhi

Militantët e Shtetit Islamik kanë thyer linjat mbrojtëse të qeverisë në qytetin sirian Deir ez-Zor, dhe kanë rrethuar aeroportin ushtarak në Deir az-Zor.

Ndërprerja e ushqimeve në atë zonë ku jetojnë shumë civilë mund të kthehet në fatkeqësi të madhe humanitare, transmeton arbresh.info.

Deir ez-Zor në lindje të Sirisë është e ndarë në mes të militantëve dhe qeverisë së Bashar al-Asad. Zona e kontrolluar nga qeveria ka qenë prej kohësh nën rrethim, prej ku edhe janë dërguar materiale ushqimore për civilët.

Të hënën, militantët e ISIS-it, kanë depërtuar të rimarrin nën kontroll zonën që kontrollohej nga forcat qeveritare.

OKB ka deklaruar se ka ndaluar fluturimet që dërgonin ushqim, duke e lënë shumë civilë nën mëshirën e ISIS-it. Ushtria siriane ka deklaruar se i është përgjigjur me sulm rrethimit.

Zonat e kontrolluara nga ISIS nuk bëjnë pjesë në marrëveshjen për armëpushim që synin të hap rrugë për bisedimet e paqes në Kazakistan./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale