Gjykata supreme e Shtetit të Uashingtonit shpalli sot dënimin me vdekje si antikushtetues.
Gjyqtarët lokalë vlerësojnë se ajo është aplikuar në mënyrë “arbitrare” dhe “raciste”. Shteti i Uashingtonit, që ndodhet në veriperëndim të SHBA-së, që nuk ka aplikuar asnjë ekzekutim që prej vitit 2010, bëhet kështu shteti i 20 ku ndalohet dënimi kapital, shkruan “ASTh”.
“Dënimi me vdekje nuk është antikushtetues në vetvete, por ai shfuqizohet sepse aplikohet në mënyrë arbitrare dhe me një paragjykim racist”, vlerësoi gjykata në një vendim të dhënë njëzëri. “Përdorimi i saj ndryshon sipas vendit të krimit, vendit të rezidencës, burimeve buxhetore (të gjykatave) dhe racës së të akuzuarit”, shkruajnë gjyqtarët në këtë deklaratë.
“Ashtu sikurse aplikohet në shtetin tonë, ajo nuk përmbush asnjë qëllim legjitim në vetvete. Pra, ajo shkel Kushtetutën”, përfundojnë gjyqtarët, para se të konvertojnë në dënime me burgim të përjetshëm të gjitha dënimet kapitale të shpallura në shtetin e Uashingtonit.
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...