Një politikan gjerman ka nxitur polemika duke sugjeruar se shteti duhet të sigurojë prostituta për personat me aftësi të kufizuara.
Zëdhënësja e Partisë së Gjelbërt, Elizabeth Scharfenberg, tha se qeveria do të mund të ofrojë grante për shërbime seksuale për njerëzit me aftësi të kufizuara, të cilët nuk mund të arrijnë kënaqësinë, transmeton arbresh.info.
Një sistem i tillë aktualisht është legal në Danimarkë dhe Hollandë, ku prostituatat e certifikuara kryejnë trajtim të veçantë për personat me aftësi të kufizuara.
“Sipas meje, financimi për ndihmë seksuale është i mundshëm”, tha ajo për gazetën Welt am Soontag.
“Autoritetet lokale mund të këshillojnë mbi opsionet në dispozicion dhe të sigurojnë grante”, ka shtuar ajo.
Megjithatë, përdorimi i asistenteve seksuale është i diskutueshëm edhe në mesin e ekspertëve të fushës./Arbresh.info
Shefi i ushtrisë së Libisë vritet në një aksident ajror në T...
Glauk Konjufca tregon dy arsye pse qytetarët duhet të mbësht...
Hamza premton ulje të çmimeve përmes heqjes së TVSH-së në pr...
Aksident mes dy veturave në hyrje të autostradës në Kaçanik,...
Kurti në Gjakovë, premton investime dhe politika anti-korrup...
Arsenali dëshiron t’i shtojë konkurrencë Rayas, portie...