Në marrjen e territorit të Sirisë dhe Irakut në vitin 2014 nga Shteti Islamik, janë përfshirë edhe armët që prodhohen në SHBA.
Sipas revistës Forbes, e para në listën e shteteve nga të cilat furnizohet ISIS është Kina me 43.5%, më pas vjen Romania me 12.1 për qind, Rusia 9.6%, Hungaria me 7.2 % e Bulgaria me 5.3 për qind, transmeton portali arbresh.info
E në këtë listë është edhe fqinji Serbia me 4.0 për qind të armëve që merr Shteti Islamik vijnë nga ky shtet.

Kurse Shtetet e Bashkuara janë të parafundit me 1.8 për qind të armëve që prodhohen në këtë vend.
Transferimi i paautorizuar i armëve të destinuara fillimisht për forcat opozitare siriane ka dëshmuar gjithashtu një burim domethënës armësh dhe municioni për ISIS-in, veçanërisht sistemet e përparuara anti-tank të armëve./Arbresh.info/
Kandidatura e Feride Rushiti në qendër të vëmendjes, reagon ...
Hoti: Rendi kushtetues është mbi çdo politikë, mbi çdo parti...
S’duhet dekret: Nëse nuk ka president deri në mesnatë, vendi...
Shtëpia e Bardhë: SHBA po shqyrton propozimin e fundit të Ir...
Vuçiq e pranon se serbët kanë kryer krime lufte në Kosovë, p...
Inaugurohet Muzeu Arkeologjik i Durrësit, Rama: Të promovojm...