Shtëpia e Bardhë i ka zbutur deklaratat për një mbyllje të mundshme të kufirit jugor me Meksikën duke thënë se ky vend ka filluar të ndërmarrë veprime për të trajtuar problemin me migrantët.
Zëdhënësja e Shtepisë së Bardhë, Sarah Sanders, tha se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po vëren se Meksika e ka rritur ndjenjën e përgjegjësisë për t’u marrë me dy hyrjet kryesore kufitare, të cilat zyrtarët amerikanë i vlerësojnë si rrjedhat kryesore të migrantëve.
“Ne i kemi parë ata të ndalojnë më shumë njerëz që të mos kalojnë kufirin, dhe të mos hyjnë as në Shtetet e Bashkuara, prandaj këto gjëra janë të dobishme dhe ne do të dëshironim që ata të vazhdonin kështu”, tha Sanders.
Presidenti amerikan, Donald Trump, kërcënoi të premten se këtë javë do të mbyll kufirin nëse Meksika nuk ndërmerr hapa për të ndaluar migrantët. Mbyllja e kufirit me Meksikën mund të çrregullojë miliona kalime ligjore kufitare si dhe të ndikojë në miliarda dollarë në tregti.
PDK mban sot konferencë për media
Rinumërimi i votave përfundon sot, 88% e vendvotimeve janë r...
E dhimbshme: Sot varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gjak...
Kurti dhe Vitia sot vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Mot i vranët e me reshje shiu sot
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit