Këshilltari i sigurisë kombëtare Michael Flynn ishte në dijeni se duhej të jepte dorëheqje pasi ai kishte mashtruar zv.Presidentin, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.
“Ai e dinte se çfarë kishte bërë, prandaj edhe e morri atë vendim”, ka thënë Kellyanne Conëay për NBC, transmeton portali arbresh.info.
Flynn dha dorëheqje mbi akuzat se ai kishte vënë në diskutim sanksionet e Rusisë pasi Donald Trump e kishte marrë detyrën si President.
“Në fund, ai ka tentuar të mashtrojë zv.presidentin dhe e bëri situatën të paqëndrushme”, ka shtuar ai.
Në anën tjetër, zëdhënsi i Shtëpisë së Bardhë, përmes një konference për media ka theksuar se Trump ka marrë vendim të drejtë që ka kërkuar dorëheqjen e Flynn, sepse sipas tij ‘vendi nuk mund të ketë një mashtues në një pozitë delikate’./Arbresh.info
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...