Negociatat për armëpushimin në Rripin e Gazës, të cilat po mbahen në Kajro këtë javë, janë konstruktive dhe është e nevojshme që të gjitha palët të bashkohen për të punuar për zbatimin e marrëveshjes së propozuar, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, u tha gazetarëve se militantët e Hamasit duhet të marrin pjesë në bisedimet, në të cilat morën pjesë negociatorë nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari të enjten, raporton Reuters.
“Jemi në Kajro. Ata janë në Kajro. Ne kemi nevojë që Hamasi të marrë pjesë dhe ne duhet të diskutojmë detajet më të rëndësishme (të marrëveshjes). Dhe kjo është ajo në të cilën ne jemi fokusuar këtu në ditët e ardhshme këtu gjatë fundjavës”, tha Kirby.
Në negociatat e armëpushimit në Rripin e Gazës, Hamasi po kërkon një tërheqje të plotë të Izraelit nga enklava palestineze, duke përfshirë tërheqjen nga i ashtuquajturi Korridor i Filadelfisë, një pjesë e ngushtë e territorit përgjatë kufirit jugor me Egjiptin me një gjatësi totale prej 14.5 kilometrash.
Izraeli dëshiron të mbajë kontrollin e korridorit, të cilin e pushtoi në fund të majit, pasi shkatërroi dhjetëra tunele që ai pretendon se ishin përdorur për të kontrabanduar armë në Gaza./abcnews/
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...