Së paku shtatë persona kanë vdekur në dy sulme me bomba në pjesët qendrore dhe jugore të Somalisë.
Në njërin rast, tre militantë e aktivizuan eksplozivin në një veturë në një pikë ushtarake të kontrollit në rajonin Galmudug, duke lënë të vrarë tre ushtarë. Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.
Në një rast tjetër, dy bomba shpërthyen afër shtëpisë së një zyrtari ushtarak në Wanlaweyn, me ç’rast u vranë katër persona. Përgjegjësinë për këtë sulm e mori grupi al-Shabab.
Një zyrtar tha se në sulmin vetëvrasës, militantët e aktivizuan bombën pasi ushtarët kishin filluar ta qëllonin me armë veturën kur personat që ndodheshin brenda saj nuk e përfillën urdhrin për t’u ndalur në pikën e kontrollit.
Somalia nuk ka qeveri efektive për më shumë se 20 vjet. Gjatë kësaj periudhe, një pjesë e madhe e vendit ka qenë zonë lufte.
Grupi al-Shabab është duke luftuar për ta rrëzuar nga pushteti qeverinë me qëllim të vendosjes në fuqi të ligjit islamik, i njohur si Sheriat.
26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë ...
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i dyshuari në Pejë – ka...
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...
Clintonët pranojnë të dëshmojnë për Epstein
Parashikimi i motit në Shqipëri
Gjermania arreston pesë të dyshuar për furnizim të firmave r...