Një aeroplan ngarkesash bjellorus është përplasur derisa po tentonte të ateronte në lindje të Rusisë, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen e shtatë personave që ishin në bord.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zyrtarët kanë thënë se aeroplani Antonov An-12, i cili operonte për kompaninë bjelloruse Grodno, është përplasur dhe përfshirë nga flakët afër Irkutsk.
Aeroplani “u zhduk nga radari” ndërsa po ateronte afër qytetit siberian të mërkurën, ka thënë përmes një deklarate ministria e emergjencave.
Siç bëhet e ditur më tej, aeroplani ishte kthyer nga një udhëtim në Chukotka, sipas agjencisë së aviacionit rus, Rosaviatsia.
Aeroplani, i cili mund të bart rreth 21 tonë ngarkesë, kishte qenë në servisim që nga viti 1968.
Komiteti bjellorus i Hetimeve ka thënë se aty ishin shtatë persona dhe që të gjithë kanë gjetur vdekjen nga përplasja.
Aty përfshiheshin tre bjellorusë, dy rusë dhe dy ukrainas.
Çështja e inceneratorëve, kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin ...
Sulmet e SHBA dhe Izraelit, vritet kreu i inteligjencës së G...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup, Spiropali apelon p...
E ardhmja ende e paqartë: Agjentët e Vini Jr kontaktojnë gji...
42 aksidente trafiku e mbi 2 mijë gjoba të shqiptuara gjatë ...
Çmimet e derivateve: Edhe sot 1 litër naftë duhet të shitet ...