Në vitet e fundit rreth 200 mijë shqiptarë janë larguar nga Greqia për shkak të krizës ekonomike
Sipas shifrave jo-zyrtare jetojnë në Greqi mbi 700.000 shqiptarë, shifrat zyrtare flasin për 430.000 vetë. Kriza greke e viteve të fundit ka goditur sidomos ata që punonin në ndërtim e bujqësi.
Kjo krizë ka prekur edhe shqiptarët, të cilët në vitet e fundit po largohen shumë nga Greqia. Në Athinë shpesh dëgjon shqip, në rrugë, kafene, në vende aty ku shërbejnë shqiptarët, raporton “DW”.
Por, në vitet e fundit rreth 200 mijë shqiptarë janë larguar nga Greqia për shkak të krizës ekonomike, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, këtë vit është thyer rekordi i turizmit me 30 milionë turistë në Greqi, së ka ndikuar pak në uljen e krizës. Shqiptarët punojnë si kamerierë e punë të tjera të ngjashme.
Shumë familje kthehen në Shqipëri, sepse nuk ka punë në Greqi. Megjithatë, shumë të rinj nuk shohin perspektiv dhe dëshirojnë të dalin në vendet e BE-së.
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...
Talenti holandez, Kees Smit në “radarët” e gjiga...
Trump: Po e fitojmë luftën me Iranin pavarësisht lajmeve të ...
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...