Shefi i çështjeve politike të Kombeve të Bashkuara, Jeffrey Feltman, ka arritur në Korenë Veriore për një vizitë të rrallë.
Analistët politikë dhe diplomatët shpresojnë se vizita e tij është një përpjekje e OKB-së për të zbutur tensionet në rritje mes Pheanit dhe SHBA-ve, shkruan “Reuters”, transmeton portali arbresh.info
Gjatë vizitës katër ditore, Feltman do të takohet me Ministrin e Jashtëm Ri Yong-ho, ndërsa do të diskutohen “çështje me interes të përbashkët dhe shqetësim”.
Tensionet mes Koresë Veriore dhe Japonisë, Koresë Jugore dhe SHBA-ve janë rritur ndjeshëm pasi Pheniani testoi një ndër raketat më të fuqishme balistike, e cila përfundoi në ujrat japoneze./arbresh.info/
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”