Trembëdhjetë persona humbën jetën si pasojë e shpërthimit të një cisterne në Meksikë, kur një kamion që transportonte rreth 50,000 litra benzinë shpërtheu papritur në lagjen me popullsi të dendur të Iztapalapës.
Disa persona pësuan djegie të shkallës së dytë dhe të tretë, sipas zyrës së kryetarit të bashkisë. Midis të vdekurve të fundit ishte Alicia Matias, 49 vjeç, të cilën shtypi meksikan e quajti “gjyshja-heroinë” ndërsa mbronte mbesën e saj dyvjeçare me trupin e saj gjatë shpërthimit.
“Akti i saj i dashurisë la një gjurmë të thellë”, shkroi të shtunën në platformën X, kryetarja e bashkisë së Qytetit të Meksikos, Clara Brugada.
Hetuesit thonë se aksidenti ka të ngjarë të ketë ndodhur për shkak se kamioni po ecte me shpejtësi dhe mund të ketë goditur një objekt që shpoi rezervuarin. Bruganda tha se qeveria e saj do të kërkojë të zbatojë rregullore të reja për autocisternat e karburantit që operojnë në qytetin me 9.2 milionë banorë për të parandaluar aksidente të ngjashme në të ardhmen.
Lagjja Puente de Vallecas, e vendosur në pjesën jugore-qendrore të Madridit, është një zonë multikulturore me shumë lokale dhe biznese të vogla, ku shpërthimi ka shkaktuar panik mes banorëve.
Kurti takohet me Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos...
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...
Trump arrin në Zvicër për Forumin e Davosit
Osmani: Askush nuk e mishëroi shprehjen “unë, biri yt Kosovë...
Publikohet video ku Lim Hoti rrihet në mes të rrugës nga rep...
Basha: Rugova e udhëhoqi popullin tonë në kohëra dhe rrethan...