Google ADS

Shpërthime në ditën e zgjedhjeve në Nigeri

12:53 | 23 Shkurt 2019

Në Nigeri sot mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të cilat janë shoqëruar me disa shpërthime, raporton Anadolu Agency (AA).

Disa shpërthime kanë ndodhur sot në shtetin verilindor nigerian të Bornos, disa orë para hapjes së vendvotimeve.

“Kishte shpërthime sot herët në mëngjes, por ende nuk dimë detaje”, tha për AA Abdulkadir Ibrahim, shefi i Agjencisë për menaxhim me katastrofa në Borno.

Sipas informacioneve të banorëve, shpërthimet janë dëgjuar rreth orës gjashtë të mëngjesit sipas kohës lokale.

Të shtunën e kaluar së paku 11 persona humbën jetën gjatë sulmit vetëvrasës në një xhami në Maiduguri, kryeqytetin e Bornos.

Ndërkohë burimet policore në shtetin Yobe theksuan se në qytetin Geidam në orët e hershme të mëngjesit u krye sulm. As policia, as ushtria nuk deshën të komentojnë këto informacione.

Rreth 72.2 milionë votues në atmosferë frike nga pasiguria kanë të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Nigeri. Favorit janë presidenti aktual Muhammadu Buhari, kandidat i Kongresit Progresiv, dhe Atika Abubakar nga Partia Demokratike. Për zgjedhjet presidenciale 72 parti politike kanë paraqitur kandidatë.

Presidenti i vendit, dëshiron të fitojë një mandat të dytë në garën presidenciale. Një sondazh publik para zgjedhjeve theksonte se rivali i tij më i madh ishte ish-nënpresidenti nigerian Attik Abubakar.

Buhari, i cili është i sëmurë, shpesh është kritikuar për mos përmbushjen e premtimit të tij për të luftuar pasigurinë në vend dhe korrupsionin dhe për të përmirësuar ekonominë.

Abubakar, një biznesmen i suksesshëm, premtoi të bënte një ndryshim në ekonomi dhe të luftonte korrupsionin.

Etapa tjetër e zgjedhjeve në Nigeri, për guvernatorë dhe kuvende shtetëror, do të mbahet më 9 mars.

Shpërndaje në rrjete sociale