Të paktën 22 persona kanë vdekur dhe 22 të tjera janë lënduar si pasojë e një shpërthimi në afërsi të një uzine kimike në Kinën veriore.
Shpërthimi në qytetin e Zhangjiakou, 124 kilometra në veriperëndim të Pekinit gjithashtu shkatërroi 50 kamionë dhe makina, transmeton portali arbresh.info.
Nuk është ende e qartë nëse ndodh brenda bazës së kompanisë kimike Hebei Shenghua ose në rrugën jashtë.

Mbetjet e djegura të kamionëve dhe makinave u shpërndanë nëpër rrugë ndërsa zjarrfikësit punonin në vendin e ngjarjes, sipas fotove të postuara nga transmetuesi shtetëror CGTN.
Në një deklaratë zyrtarët lokalë thanë: “Puna në kërkim dhe shpëtim në vend dhe hetimi i shkakut të aksidentit janë ende në proces”.

Zhangjiakou do të organizojë ngjarjet alpine të skijimit në Lojërat Olimpike Dimërore 2022.
Aksidentet industriale nuk janë të rralla në Kinë, ku rregulloret e sigurisë nuk zbatohen gjithmonë rigorozisht.
Në korrik 19 njerëz vdiqën në një shpërthim kimik të fabrikës në provincën Sichuan./Arbresh.info/
Sulmet e SHBA dhe Izraelit, vritet kreu i inteligjencës së G...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup, Spiropali apelon p...
E ardhmja ende e paqartë: Agjentët e Vini Jr kontaktojnë gji...
42 aksidente trafiku e mbi 2 mijë gjoba të shqiptuara gjatë ...
Çmimet e derivateve: Edhe sot 1 litër naftë duhet të shitet ...
Trump ia zgjat afatin Iranit për hapjen e Ngushticës së Horm...