Në orët e para të mëngjesit të sotëm është raportuar për një shpërthim pranë Ambasadës së Izraelit në Nikosia të Qipros. Shpërthimi ndodhi rreth 30 metra larg hyrjes së ndërtesës.
Sipas mediave greke në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të Policisë, mes të cilëve edhe mjete piroteknike. Si rezultat i hetimeve është zbuluar një objekt metalik që përmbante një sasi shumë të vogël të lëndës piroteknike. Sipas autoritete nuk ka të lënduar dhe nuk janë shkaktuar dëme.
Dy persona janë arrestuar duke ecur në zonë, ndërsa dy persona të tjerë janë arrestuar në një makinë që ishte parkuar afër ambasadës.
Sipas hetimeve paraprake të dyshuarit janë nga Siria dhe ndodhen në paraburgim. /abcnews.al
Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Prishtinë
71-vjeçarja humb jetën në Greqi pasi u përplas aksidentalish...
I ofroi 5 euro ryshfet policit në Vërmicë, arrestohet shteta...
Romero në listën e dëshirave të Realit për merkaton e verës
Nisin hetimet për vdekjen e një gruaje në Prizren
Lirohet nga akuza arsimtari që akuzohej se hodhi flamurin dh...