Një shpërthim në një treg në qytetin lindor të Lahorit ka vrarë të paktën një person dhe plagosur tetë të tjerë, transmeton portali arbresh.info.
Shkaktari i shpërthimit nuk është ende i qartë.
Sipas raportimeve të kanalit televiziv Geo News është thënë që një gjenerator ka shpërthyer, por sipas të gjeturave në terren bëhet fjalë për shpërthim bombe, bazuar në dëmin e shkaktuar.
Pakistani kohëve të fundit është goditur nga një seri sulmesh terroriste, duke vrarë 130 persona e qindra të plagosur./Arbresh.info
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...