Një shpërthim ka ndodhur në qendër të kryeqytetit afgan, Kabul, më 3 prill, duke lënë të plagosur dhjetëra persona.
Shkaku i shpërthimit ende nuk dihet, dhe autoriteti de fakto i talibanëve ende nuk ka komentuar për këtë ngjarje.
AP ka cituar dëshmitarë të kenë thënë se shpërthimit – që është i pari në Kabul në disa muaj – ndodhi brenda një tregu, ku punojnë këmbyesit e valutave të ndryshme. Tregu ishte i mbyllur në momentin e shpërthimit.
Talibanët, autoriteti i të cilëve nuk njihet ndërkombëtarisht, kanë forcuar sigurinë në mbarë vendin që prej se erdhën në pushtet gushtin e kaluar, duke ngritur pika të kontrollit në mbarë Kabulin dhe duke shtypur organizatën terroriste të Shtetit Islamik.
Shpërthimi në Kabul vjen vetëm një ditë pasi në këtë shtet mysliman nisi Muaji i shenjtë i Ramazanit./REL/
Aksident te “Kroni i Mbretit”, vetura rrokulliset në rrugë
Drejtonte automjetin në efektin e lëndëve narkotike, kapet 2...
Hargreaves: Sulmi në Banjskë të zbardhet, Radoiçiqi të japë ...
Babai i Rodrit flet për të ardhmen e yllit spanjoll mes thas...
Zelensky: Ukraina nuk po humb
Më pak orë pune, më shumë ditë pushimi: Holandezët punojnë 4...