Dy persona kanë mbetur të vdekur ndërsa janë lënduar 26 të tjerë si pasoj e një shpërthimi në një restorant në Kinën veriore.
Autoritetet thanë se dyshohet se shpërthimi ishte shkaktuar nga një rrjedhje gazi, megjithëse ata nuk e kanë identifikuar shkakun ose vendndodhjen specifike të shpërthimit, transmeton Arbresh.info.
CNN shkruan se të paktën tri ndërtesa u dëmtuan rëndë si pasoj e shpërthimit.
Kina ka parë një sërë incidentesh vdekjeprurëse të shkaktuara nga rrjedhjet e gazit në vitet e fundit.
Qershorin e kaluar, një shpërthim gazi në një restorant në rajonin veriperëndimor Ningxia vrau 31 persona. Pas atij shpërthimi, rregullatorët e tregut kinez lëshuan udhëzime të detajuara mbi përdorimin e pajisjeve me gaz dhe sobave për të shmangur rreziqet e sigurisë./Arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...