Familjarët e ushtarëve të humbur në nëndetësen San Juan raportohet se kanë humbur jetën, pasi së fundmi është deklaruar se gjatë kohës së zhdukjes së nëndetëses është dëgjuar një shpërthim.
Anëtarët e familjeve thanë se ata kishin pranuar një telefonatë nga zyrtarët e marinës, ku ishte dhënë lajmi se besohet që të gjithë ushtarët kanë humbur jetën gjatë shpërthimit, transmeton portali arbresh.info
Zyrtarisht, marina e Argjentinës po refuzon të spekulojë për fatin e 44 anëtarëve të ekuipazhit të nëndetëses, ndërsa është zotuar se do të vazhdojë kërkimet për anijen e humbur.
Më shumë se 10 shtete, përfshirë Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara, janë përfshirë në operacionet e kërkimit.
Zëdhënësi i Marinës argjentinase, kapiteni Enrique Balbi tha se Marina ishte informuar për shpërthimin e dyshuar, që u diktua pranë vendndodhjes së fundi të njohur të nëndetëses./arbresh.info/

Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...