Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar para pak minutash në Kabul të Afganistanit, në hyrje të xhamisë Eidgah, ku sipas mediave lokale ka të vdekur.
Lajmin për sulmin e ka konfirmuar zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid në profilin e tij në Twitter, duke mos precizuar numrin e viktimave të këtij sulmi.
Sipas disa raportimeve nga vendi ku ka ndodhur sulmi, para shpërthimit janë dëgjuar disa të shtëna armësh.
Megjithatë deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës. /Telegrafi/
“E paplotë dhe e mangët në mesazh”, LDK arsyetohet pse nuk v...
Ngrihet flamuri i UÇK-së në oborrin e UP-së si shenjë mbësht...
Vasfije Krasniqi mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”, d...
Katër vetura përfshihen në aksident në Prishtinë, shtatë të ...
Tully: Pas qershorit 1999, Policia Ushtarake e UÇK-së nuk ka...
Rasti spiunazhit ndaj zyrtares së OSBE-së, Apeli shpall prov...