Dy shpërthime raportohet të kenë tronditur qytetin jugor të Adenit, duke e goditur zonën e kampit të anti-terrorizmit.
Pesë persona kanë humbur jetën nga shpërthimet, bëjnë të ditur zyrtarët, transmeton portali arbresh.info.
Zyrtarët e spitalit Jumhouriya kanë thënë që dhjetëra njerëz janë vrarë apo plagosur nga shpërthimet. Ata thanë se pesë trupa – kryesisht ushtarë – ishin transportuar në institucionin mjekësor së bashku me një numër njerëzish të plagosur, duke përfshirë edhe civilët.
Një korrespondent i Al Arabiya në qytet raportoi se shumica e të vrarëve ishin civilë.
Al Arabiya raportoi gjithashtu se një bombë makinë shpërtheu në një autostradë pranë hyrjes së një kampi anti-terrorist që ndodhet në rrethin Al-Tawahi në jug të qytetit.
Grupi terrorist Daesh ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet, sipas Reuters./Arbresh.info/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026