Presidenti i Këshillit Evropian ka shpërthyer kundër Donlad Trumpit, duke paralajmëruar që presidenti amerikan është një mik i keq që vepron këmbëngulje kapriçioze.
Duke folur të mërkurën Donald Tusk tha se ishte “mirënjohës” për Z. Trumpin. Sepse ai i kishte bërë ata të kuptonin që nëse do një dorë ndihmëse, do ta gjesh në fund të krahu, transmeton portali arbresh.info.
Lideri i BE-së u tha gazetarëve në Samitin e Sofjes që Evropa duhej të bëhej gati për të vazhduar e vetme në disa rrethana, kjo për shkak se ndryshimet në politikat amerikane e kanë bërë SHBA-në një aleat jo të besueshëm.
“Duke parë vendimet e fundit të presidentit Trump, dikush mund të mendojë madje: me shokë të tillë, kush ka nevojë për armiq? Por me sinqeritet, Evropa duhet të jetë mirënjohëse për presidentin Trump, sepse falë tij ne i kemi hequr qafe të gjitha iluzionet. Ai na ka bërë të kuptojmë se nëse keni nevojë për një dorë ndihme, ju do ta gjeni një në fund të krahut tuaj”.
Krerët e shteteve dhe qeverive evropiane po mblidhen në samitin e Ballkanit Perëndimor për të diskutuar të ardhmen e rajonit, por gjithashtu do të mbajnë bisedime se si t’i përgjigjen agresionit të ripërtërirë të SHBA-së në tregti dhe punëve të jashtme./Arbresh.info/
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit