Rezervimet për pushime verore kanë ‘shpërthyer’, pas njoftimit për lehtësim të kufizimeve aktuale.
Kështu kanë bërë të ditur kompanitë e udhëtimit në Britaninë e Madhe, shkruan bbc, transmeton arbresh.info.
Aty thuhet gjithashtu se rezervimet filluan pas paralajmërimit se qytetarët do të mund të lejojnë të udhëtojnë në vende të caktuara evropiane pas pasur nevojë të kalojnë 14 ditë në vet izolim pas kthimit të tyre.

Një zëdhënës i një kompanie të udhëtimit ka thënë se Spanja dhe Greqia janë më të pëlqyerat për t’i kaluar pushimet verore.
“Tashmë kemi parë që prenotimet po rriten me 50% këtë javë, përkundrejt [javës së kaluar], me pushimet në Spanjë dhe Greqi që duken më të njohurat këtë verë,” tha ai
Edhe nga Lastminute.com kanë bërë të ditur se kanë pësuar një rritje prej 80% në shitjet e pushimeve në krahasim me javën e kaluar, e që kryesisht i është atribuar njoftimit të Spanjës që heq karantinën për britanikët.
Lista e ‘korridoreve’ të udhëtimit me Mbretërinë e Bashkuar do të publikohet javën e ardhshme dhe pritet të përfshijë Spanjën, Francën, Greqinë, Italinë, Holandën, Finlandën, Belgjikën, Turqinë, Gjermaninë dhe Norvegjinë – por jo Portugalia apo Suedia./arbresh.info/
Izraeli paralajmëron përshkallëzim sulmesh ndaj Iranit, teks...
Kosovarët pas festës së Bajramit ia mësyjnë Shqipërisë, fluk...
Ministri Muja në Ditën e Pyjeve: 500 mijë fidanë për institu...
Kusari-Lila: Çmimet e naftës varen nga importi, s’ka vend pë...
Orav: Asociacioni mbetet obligim, kërkohen qasje të reja në ...
Orav sinjalizon se BE mund të kërkojë rrugë tjera për zbatim...