Mesha e mëngjesit në kishën e shkollës katolike ku studionin u kthye në makth për nxënësit në Minneapolis, kur një 23-vjeçari nisi të qëllonte me breshëri plumbash drejt tyre.
Të vegjëlit nxituan të fshiheshin në stolat e kishës, teksa luteshin që tmerri që po përjetonin të mbaronte.
“Shoku im më shpëtoi jetën”, rrëfen i tronditur një 10-vjeçar, që i shpëtoi plumbave. “Ishim dy vende larg dritares. Viktori u shtri sipër meje dhe u godit në shpinë. E dërguan në spital, u frikësua shumë për të, tani mendoj se është mirë”, tha Weston Halsne për gazetarin e CBS Minnesota.
Ai tregoi se u fshehën në stolat e kishës dhe më pas në palestër, derisa u thanë se janë të sigurt. “Kisha frikë se nuk do ta shihja më nënën”, shtoi i mituri, teksa e ëma e priste jashtë shkollës.
Robin Westman, 23 vjeç, qëlloi me breshëri plumbash duke lënë të vdekur dy fëmijë 8 dhe 10 vjeç dhe duke plagosur 17 të tjerë. Pas sulmit, i dha fund jetës.
Sulmi në Minneapolis, autori e planifikoi dhe e shënoi në ditarin e tij
Të paktën pesë fëmijë të plagosur pas të shtënave në një shkollë në SHBA
Maduro paraqitet sot në gjykatë: Dihet për çfarë e akuzon SH...
Del sot para gjykatës ish-kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagi...
Krimi për hakmarrje, portugezi merr dënim të përjetshëm për ...
Fryhen çmimet e naftës pasi Irani refuzoi bisedimet e drejtp...
Mbi 5000 izraelitë të plagosur që nga fillimi i luftës me Ir...
Historia po shkruhet: Kosova dhe Shqipëria, drejt Kupës së B...