Vajzat 9- vjeçare janë të gatshme ‘fizikisht dhe shpirtërisht’ për tu martuar, ka deklaruar një deputet nga Malajzia.
Ai madje ka shtuar se nuk ka ‘asgjë të keqe nëse femrat martohen me përdhunuesin e tyre’, transmeton portali arbresh.info.
Komenti i deputetit, Shabudin Yahaya, vjen pasi Malajzia ka dështuar të penalizojë martesën e fëmijëve me ligj.
“Ato arrijnë pubertetin në moshën nëntë ose 12. Në atë kohë, trupi i tyre është i barabartë me vajzat në adoleshencë. Fizikisht dhe shpitërisht, kjo nuk është pengesë për martesën e tyre”, tha Shabudin Yahaya.
Komenti i tij është dënuar ashpër nga shumë politikanë vendas.
Sipas Ligjit të Sheriatit, fëmijët më të vegjël se 16 vjeç mund të martohen nëse gjykatat e sheriatit e lejon një gjë të tillë./Arbresh.info
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...
3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e ...