Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell tha sot se Izraeli financoi krijimin e grupit militant palestinez Hamas, duke kundërshtuar publikisht kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili hodhi poshtë pretendime të tilla.
Kundërshtarët e qeverisë izraelite dhe disa nga mediat botërore kanë akuzuar qeveritë e Netanyahut për fuqizimin e Hamasit për vite me radhë, duke përfshirë lejimin e financimit të Rripit të Gazës nga Katari, transmeton Telegrafi.
“Po, Hamasi është financuar nga qeveritë izraelite në një përpjekje për të dobësuar Autoritetin Palestinez të udhëhequr nga Fatah”, tha shefi i jashtëm dhe i sigurisë i BE-së gjatë një fjalimi në Universitetin Valladolid.
“Krijimi i një shteti palestinez është e vetmja zgjidhje që çon në paqe”
Borrell deklaroi tutje se krijimi i një shteti palestinez është e vetmja zgjidhje që çon në paqe.
“Ne besojmë se vetëm një zgjidhje me dy shtete e imponuar nga jashtë do të çonte në paqe, edhe pse Izraeli insiston ndryshe”.
Hamasi ka sunduar Rripin e Gazës që nga viti 2007, pas një lufte të shkurtër kundër forcave të Fatahut, lëvizjes me bazë në Bregun Perëndimor të presidentit palestinez Mahmud Abbas.
Izraeli ka kritikuar një sërë vendesh, duke përfshirë Spanjën e Borrelit, e cila bën thirrje për një Palestinë të pavarur, duke pretenduar se ata tregojnë simpati për Hamasin.
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK