Google ADS

Shokohet Franca, nisë hetimet e rrëzimit të helikopterëve në Argjentinë

17:50 | 10 Mars 2015
Arbresh.info

Prokurorët në Francë kanë hapur një hetim për vrasje pasi dy helikopterë u rrëzuan në Argjentinë, duke vrarë tetë shtetas francezë.

Tre sportistë të njohur francez ishin në mesin e të vrarëve në përplasje, ku humbën jetën edhe dy pilotë argjentinas.

Presidenti francez Francois Hollande tha se ky është një trishtim i madh.

Të dy helikopterët ishin të përfshirë në filmimin e emisionit televiziv Droped, që ka të bëj me mbijetesën në natyrë dhe i cili transmetohet në kanalin francez TF1.

Në shfaqje, të famshmit ishin në një terren të ashpër dhe po filmoheshin ndërsa po përpiqeshin të gjenin ushqim dhe strehim.

Yachtswoman Florence Arthaud, notari olimpik Camille Muffat dhe boksieri olimpik Alexis Vastine ishin në bord në kohën e aksidentit, ku që të gjithë mbetën të vdekur.

Garuesit e tjerë po qëndronin në tokë me sytë të lidhur disa qindra metra larg kur ndodhi aksidenti, tha media franceze.

Pesë shtetas të tjerë francezë të vrarë, thuhet të kenë punuar për aventurën Line Productions (ALP), kompania që bëri programin. Ata ishin Laurent Sbasnik, Lucie Mei-Dalby, Volodia Guinard, Bris Guilbert dhe Edouard Gilles.

Pilotët argjentinas ishin Juan Carlos Castillo dhe Roberto Abate./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale