Një video amatore që është duke qarkulluar në internet ka shokuar opinionin në Angli.
Kjo ka ndodhur për faktin se në të shfaqet një i ri i cili në stilin Kung Fu qëllon me shkelm në kokë një bashkëmoshatar i cili përfundon në tokë, dhe për disa sekonda është pandjenja.
Fillimisht i riu i sulet bashkëmoshatarit dhe pasi që e sheh se nuk po frikësohet, vendosë ta qëllojë siç bënte Bruce Lee në filmat e tij.
Policia angleze ka filluar hetimet pasi analizuan pamjet e kësaj videoje rrëqethëse, ndërsa incidenti besohet të ketë ndodhur në Cornwall gjatë javës së kaluar.
E gjithë ngjarja filloi kur një i ri që ishte i shoqëruar nga një femër sulmon me fjalë viktimën, dhe menjëherë në lojë futet miku i tij që i del në ndihmë duke e rrahur keq viktimën.
Por, ajo çfarë ka shokuar më shumë opinionin janë talljet dhe të qeshurat që janë bërë në llogari të viktimës nga shumë të rinj, që kishin shikuar dhe nuk kishin ndërhyrë për ta parandaluar sulmin brutal.
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...