Të paktën 28 persona janë vrarë dhe 800 janë plagosur si pasojë e një shpërthimi masiv në një nga portet kryesore të Iranit, kanë njoftuar autoritetet. Shpërthimi ka ndodhur në Shahid Rajaee, porti më i madh tregtar i vendit, pranë qytetit jugor të Bandar Abbas, të shtunën në mëngjes, raporton BBC.
Banorët kanë thënë se kanë ndier ndikimin e shpërthimit deri në 50 km larg. Gjashtë persona kanë mbetur të pagjetur, raportojnë mediat shtetërore.
Pamjet ajrore treguan të paktën tri zona të djegura dhe ministri i Brendshëm i Iranit më vonë ka konfirmuar se zjarri po përhapej nga një kontejner në tjetrin. Shkollat dhe zyrat në rajon janë urdhëruar të qëndrojnë të mbyllura të dielën.
Një konsulencë private e rrezikut detar ka thënë se besonte se kontejnerët e prekur kishin pasur lëndë djegëse të ngurtë të destinuar për raketa balistike.
Interi “blindon” kreun e tabelës, merr fitore të...
Lavrov bisedë telefonike me homologun iranian: SHBA të heqë ...
Tragjedi në ditën e Pashkës – pema rrëzohet nga era e fortë,...
Ulet në gjunjë për t’i propozuar, Brikena i thotë R...
Hoxhaj për debatin në Maqedoninë e Veriut: Absurde që shqipj...
Paralajmërimi i SHBA-së për sigurinë e Shqipërisë, Nufi: Nuk...